Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pacolli tha se ka folur me Radoiçiqin në prani të presidentes, Osmani: Kohë zgjedhjesh, tash dëgjoni lloj-lloj deklaratash

NULL NULL
24.10.2024 16:52
Arkiv: Presidentja Vjosa Osmani.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ditë më parë pretendoi se për zgjedhjen e saj si presidente ka folur në telefon me Millan Radoiçiqin në prezencën e saj dhe të kryeministrit Albin Kurti.

Osmani tha se tash është kohë zgjedhjesh dhe se qytetarët do të dëgjojnë lloj-lloj deklaratash.

“Tash është kohë zgjedhjesh, lloj-lloj deklaratash dëgjoni. Ju kisha lutur që për çka do që keni, pyetjet i drejtoni në presidencë”, tha Osmani gjatë marshit për ta ngritur vetëdijen për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, njofton Klankosova.tv.

Deklarimet e Pacollit i ka hedhur poshtë edhe Zyra e Kryeministrit, ku zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu tha se nuk ka asnjë rast në të cilin Pacolli të ketë komunikuar me Radoiçiqin në prani apo në dijeni të Kurtit.

Kujtojmë se ndaj Millan Radoiçiqit është ngritur aktakuzë për rastin e Banjskës të vitit të kaluar. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.