Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pacolli takim lamtumirës me ambasadorin norvegjez

NULL NULL
16.07.2019 12:42

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim lamtumirës Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.

Në bashkëbisedimin miqësor, Pacolli e ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e palëkundur dhe konsistente të shtetit dhe popullit norvegjez nëpër të gjitha proceset në të cilat ka kaluar Kosova dhe populli i saj.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën zotimet e dyanshme për rritjen e përpjekjeve për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh, me fokus të veçantë në Diplomacinë Publike, Energji, Investime si dhe vazhdimin e ofrimit të përkrahjes për trajnimin e shërbyesve civilë për procesin e integrimit evropian.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.