Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pacolli: Nuk shoh arsye që Vuçiq ta vizitojë Ujmanin

NULL NULL
07.09.2018 12:36

Pas deklaratës së Kryeparlamentarit Veseli rreth moslejimit të Vuçiqit për ta vizituar Liqenin e Ujmanit, ardhja e paralajmëruar për këtë fundjavë e presidentit serb në Kosovë ka mbetur ende në pikëpyetje.

Në lidhje me këtë ka folur edhe zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili në Bruksel para gazetarëve u shpreh:

“Nuk dua të paragjykoj asgjë por nuk shoh arsye pse duhet të vizitohet Ujmani në këtë fazë të dialogut që momentalisht ndodhemi. Nuk e di për çfarë arsye, sepse aty nuk ka asnjë qendër urbanistike”.

“Çdo vizitë duhet ta ketë një arsye, ne nuk shohim një të tillë. Nëse një kërkese e veçante bazohet në diçka, sigurisht se ne nuk do të jemi kundër”.

“Nëse vizita është me qëllime të mira, ai është çdoherë i mirëseardhur”, përfundoi Pacolli.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.