Pacolli ndan foto nga Kabuli ku thotë se ndërmjetësoi lirimin e disa pengjeve NULL NULL 18.02.2025 18:58 18.02.2025 18:58 Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka ndarë një fotografi të shkrepur në Kabull gjatë vitit 2004. Sipas Pacollit, fotografia është shkrepur gjatë momentit ku ka ndërmjetësuar lirimin e disa pengjeve. “Gjatë jetës sime, kam ndërmjetësuar për lirimin e dhjetëra pengjeve, shpesh në situata të rënda dhe të rrezikshme. Kjo foto e shkrepur në Kabul në vitin 2004 është një kujtim i njërit prej atyre momenteve – një betejë me kohën, me rrethanat dhe me fatin e njerëzve të pafajshëm”. “Kur je përballë këtyre situatave, nuk mendon për vështirësitë personale, por për ata që presin të kthehen te familjet e tyre”, shkroi Pacolli, transmeton Klankosova.tv. Më tej, Pacolli tha se çdo jetë e liruar është një fitore për humanizmin.