Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pacolli: Me qeverisjen e AKR-së, Kosovës do t’i trefishohet buxheti

NULL NULL
03.06.2016 22:34

Lideri i Aleancës Kosova e Re dhe ish-presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli, ka deklaruar se Kosovës do t’i rritej për tri herë buxheti i shtetit, nëse me vendin do të qeveriste partia e tij.

Këtë koment ai e ka bërë të premten në Pejë, në një mbledhje të partisë ku kanë aderuar disa të rinj.

Siç njofton AKR-ja, Pacolli u ka bërë thirrje të rinjve t’i bashkohen partisë së tij duke thënë se vetëm ky subjekt politik, u përgjigjet kërkesave të qytetarëve të Kosovës.

Përveç Pejës, Pacolli ka vizituar edhe Vushtrrinë me ç’rast ka vizituar edhe disa biznese që operojnë në këtë qytet.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.