Pacolli kujton Rugovën për ditëlindje: Vuri themelet e shtetësisë, do të mbahet mend përjetësisht NULL NULL 02/12/2021 02/12/2021 Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka kujtuar ish-presidentin, Ibrahim Rugova, në ditëlindjen e tij. Ai tha se Rugova vuri themelet e shtetësisë së Kosovës dhe se do të mbahet mend përjetësisht, njofton Klankosova.tv. “Presidenti Rugova sot do t’i mbushte 77 vjet. Njeriu që i dha gjithçka Kosovës dhe që i vuri themelet e shtetësisë do të mbahet mend përjetësisht nga shoqëria jonë si njeri i urtë, jo hakmarrës, jo populist dhe me vizion të qartë për fuqizimin e vendit tonë. Do të kujtohesh përherë President!” shkroi Pacolli në një postim në Facebook.