Pacolli kujton bombardimet e NATO-s: Akt i jashtëzakonshëm dhe unik i humanizmit NULL NULL 24.03.2020 13:30 24.03.2020 13:30 Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, ka kujtuar fillimin e bombardimeve të NATO-s, duke e e cilësuar si një ngjarje të madhe historike. Përmes një shkrimi në Facebook, ai tha se ky intervenim i hapi rrugë çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës. “24 marsi i vitit 1999, ishte një akt i jashtëzakonshëm dhe unik i humanizmit.Ndërtimi i një shoqërie që reflekton stabilitet politik në tërë rajonin është falënderimi i ynë më i madh për SHBA-në, për Anglin, Gjermanin, Francën, Italinë dhe shtetet tjera qe e mbështetën misionin e Natos dretëpërdrejti si dhe miqtë e tjerë ndërkombëtarë, të cilët përkrahën Kosovën në rrugën e saj të vështirë drejt lirisë dhe pavarësisë vite më parë”. Pacolli shtoi se populli i Kosovës është dhe do të mbetet mirënjohës përjetësishtë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025