Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pacolli kandidati i vetëm, deri tani, për President të AKR-së

NULL NULL
11.02.2017 10:02

Komisioni Zgjedhor i Aleancës Kosova e Re, ka pranuar, shqyrtuar dhe aprovuar kandidaturën e Behgjet Pacolli për President të AKR-së, njofton Klan Kosova.

Kandidatura ka ardhur nga Dega e Hajvalisë, anëtar i së cilës është Pacolli, dhe deri më tash është mbështetur nga shumë degë tjera të AKR-së.

Komisioni Zgjedhor në takim të rregullt të drejtuar nga Kryetari i KZ-së, Fatmir Matoshi,  unanimisht ka vlerësuar se kjo kandidaturë i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe e ka aprovuar atë.

“Komisioni Zgjedhor i dëshiron suksese Behgjet Pacolli në garën për President të AKR-së”, thuhet në njoftimin e AKR-së për media.

Kandidatët tjerë që duan ta sfidojnë në këtë garë Pacollin kanë afat deri me 11 shkurt në mesnatë.

klankosova.tv

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.