Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pacolli: Gjakova mbeti prapa për inate personale

NULL NULL
15.10.2016 20:00

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka mbajtur në Gjakovë një debat për Zhvillim Ekonomik dhe Punësim.

Ai ka thënë se Gjakova gjithmonë ka qenë një vend me potencial shumë të madh zhvillimi me infrastrukturë industriale, bujqësi e të gjitha gjërat e nevojshme për të bërë biznes, por sipas tij i gjithë ky potencial është ngulfatur nga institucionet vendore të cilat për inate personale e kanë bllokuar këtë rajon.

Pacolli ka thënë se Gjakova i paguan shtetit tatim mbi tre për qind ndërsa investimet e buxhetit të Kosovës për Gjakovën janë vetëm 1.2 për qind. “Kjo është një hile që i bëhet Gjakovës” ka thënë Pacolli, duke shtuar se në kohën sa ishte në qeveri, me shumë mund kishte kërkuar që Gjakova të bëhet zonë e lirë ekonomike.

“Unë sot çuditem pse kjo zonë e lirë ekonomike ka mbetur e heshtur. Kryetarja e Gjakovës duhet të punojë më shumë në këtë aspekt. Unë mund t’i numëroj fabrikat që rrinë bosh sot”, ka thënë presidenti i AKR-së.

klankosova.tv

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.