Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pacolli fton edhe opozitën në dialog (VIDEO)

NULL NULL
04.09.2018 16:49

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka dhënë sqarime në lidhje me shtyrjen e seancës së stome dhe është shprehur se beson që ajo do të përfundojë sot.

“Ka një shtyrje deri ne ora 6 apo 6:30, do të vazhdojë seanca dhe ka gjasa të përfundojë sot. Shtyrje është bërë për shkak të punës përgatitore që është dashtë të  kryhet deri te para fillimit të seancës, me duket ka të bëjë rreth në përgjigjeje më adekuate për deputetët rreth asja se si do të duket dialogu, kush do të na përfaqësojë në rast se Serbia do ta dërgojë presidentin e tyre, kush do të ulet para tij, etj”.

“Nuk ka të bëjë me seancën e opozitës, ne kemi qenë të interesuar që edhe seanca e opozitës të mbahet, nuk ka të bëjë me të, por ju them që janë edhe disa punë përgatitore që duhet të bëhen dhe besoj se deri në ora gjashtë ato do të kryhen”, është shprehur Pacolli, i cili njëherësh është edhe ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë Haradinaj.

“Është e drejtë e tyre që të mos marrin pjesë në seancë që i fton mazhoranca. Këtu nuk ish dashtë të ketë ndarje, Kosova duhet të ketë dialog. Forcën e zëvendëson dialogu, pa u ulë në tavolinë nuk mund të trajtohen temat e paqësimit”.

“Mazhoranca e ka të drejtën legjitime që ta udhëheqë procesin. Nëse e duan Kosovën dhe mendojnë se dikush ka bë pazare me Kosovën, nuk i ndihmojnë Kosovës duke qëndruar anash. Edhe në dialog duhet të jenë prezent aty dhe të japin këshilla”.

“Unë personalisht i ftoj të marrin pjesë, të dërgojnë ekspertë të tyre, patriotë të tyre, dhe nëse dikush punon në mënyrë jo të drejtë për Kosovën ata ta parandalojnë”, ka përfunduar Pacolli.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.