Pacolli: Drejtësia do të vijë shumë shpejt NULL NULL 05.11.2024 20:59 05.11.2024 20:59 Janë bërë katër vjet prej se ish-eprorët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, u arrestuan nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. E në përvjetorin e katërt të përballjes me drejtësinë, ka reaguar presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli. Ai e ka publikuar një fotografi me ish-presidentin Thaçi, ku tha se drejtësia do të vijë shumë shpejt. “Për 4 vitet e fundit, i ndaluar në mënyrë të padrejtë! Edhe kjo do të përfundojë shumë shpejt.Deri më tani nuk kemi parë ndonjë dëshmi që mund të përdoret kundër presidentit Thaçi dhe bashkëkombësve të tij”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.