Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pacolli: Ata që kanë kryer krime kundër njerëzimit ecin ende të lirë në kujdesin e Aleksandër Vuçiqit

NULL NULL
15.01.2020 12:46

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të nxjerrë para drejtësisë ata që i vranë dhe masakruan 45 civilë të pafajshëm në Reçak.

Pacolli tha se pajtimi mes Kosovës dhe Serbisë është i mundur vetëm kur të vendoset drejtësia për krimet kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës së fundit.

“Ne sot përkujtojmë 45 viktimat e masakrës së Reçakut të kryer nga Serbia. Ne sot kujtojmë dhe nderojmë civilët e pafajshëm. Ne sot po ashtu bëjmë thirrje për drejtësi, ngase edhe sot, ata që kanë kryer këto krime kundër njerëzimit, ecin të lirë dhe nën kujdesin e presidentit të Serbisë dhe bashkëpunëtorëve të tij”, tha Pacolli, njofton Ministria e Punëve të Jashtme përcjellë Klan Kosova.

Masakra e Reçakut, e cila u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe, është një nga krimet më të rënda kundër njerëzimit. Mohimi i saj së fundmi edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka tensionuar situatën midis dy vendeve dhe ka lënduar familjet e viktimave.

Vrasja masive e 45 civilëve shqiptarë, që ndodhi në fshatin Reçak, në qëndër të Kosovës, më 15 janar 1999, u dëshmua nga ish ambasadori i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Wiliam Walker.

Denoncimet e vazhdueshme të diplomatit amerikan Walker se popullsia civile në Kosovë po vritej nga forcat serbe, i hapën rrugën bombardimeve të NATO-s në Serbi dhe njëherësh lirisë së Kosovës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.