Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pacienti që transplantoi veshkën është ende i gjallë, 50 vjet pasi motra i shpëtoi jetën

NULL NULL
24.09.2019 10:35

Një pensionist të cilit iu tha se nuk do të kalonte ditëlindjen e 21-të, është akoma i gjallë, 50 vjet pas transplantimit të veshkave.

Villy Nielsen, 72 vjeç, iu nënshtrua një operacioni në të vitit 1969 pasi mori dhuratën e jetës nga motra e tij, Karen, 69 vjeçare, transmeton Klan Kosova.

Ai tani është një nga pacientët më të gjatë të mbijetuar nga transplanti i veshkave në botë. Një aksident i çuditshëm kur Villy ishte katërvjeçar dhe jetonte në Danimarkë, bëri që mjekët të zbulojnë që veshkat e tij po dështonin.

Villy tha: “Nëna ime po bënte larjen javore, shumë kohë para se makinat e larjes ishin në përdorim të përgjithshëm, dhe ndërsa ajo kapi një kovë me ujë të valë, unë vrapova drejt saj duke bërë që kova me ujë të valuar të bije mbi mua. Nëna ime menjëherë më kapi dhe më vendosi në anën e pasme të biçikletës së saj dhe udhëtoi rreth gjysmë milje në spitalin më të afërt”.

“Ne nuk kishim makinë, kështu që ajo ishte mënyra e vetme për të shkuar. Ndoshta ishte më e shpejt sesa të thirrje një ambulancë. Në spital, ata morën një mostër urine dhe zbuluan që veshkat e mia po ngushtoheshin ngadalë. Prindërve të mi u thanë që do të jetoja vetëm deri në moshën 21 vjeçare”.

Shëndeti i Villy vazhdoi të përkeqësohej dhe në vitin 1969, në moshën 21 vjeçare, atij iu tha se opsioni i vetëm ishte të bënte transplant të veshkave.

Mjekët thanë se ai kishte vetëm një shans 32 përqind për të mbijetuar.

Villy tha: “Për fat të mirë, vij nga një familje e madhe, dy motra dhe katër vëllezër. Kështu që shtohej mundësia që njëra nga motrat ose vëllezërit të më ndihmonte. Të gjithë u testuan por ishte motra ime Karin, që kishte veshkën ideuan. Ajo ishte vetëm 19 vjeçare në atë kohë dhe me guxim pranoi të më dhuronte një nga veshkat e saj për mua. Pas një operacioni shtatë orësh ndjeva se jeta ime kishte filluar vërtetë”.

“U ndjeva i lumtur dhe i lehtësuar. Pas 28 ditësh isha gati për të shkuar në shtëpi. Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës për dhuratën bujare të motrës sime”, tha Villy.

Villy, i cili jeton në Byfleet, Surrey, me gruan e tij Janet, ishte nën kujdesin e mjekësve të spitalit në jug të Londrës, për 25 vitet e fundit.

Ai viziton klinikën e transplantit çdo tre muaj për një kontroll dhe ndjek një klinikë ku lëkura e tij kontrollohet për kancer.

Villy tha: “Unë jam aq mirënjohës për ekipin në St George që më kanë shikuar aq mirë. Të kesh 50 vjet me transplantin tim është një moment historik dhe i jashtëzakonshëm”, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme