Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pacienti në gjendje vegjetative reagon pas terapisë VNS

NULL NULL
26.09.2017 19:00

Një person në Francë ka ri-fituar vetëdijen deri në një shkallë pas qëndrimit në gjendje vegjetative për 15 vite.

Mjekët e kanë trajtuar 35 vjeçarin, i cili kishte pësuar një aksident me makinë, me një terapi eksperimentale në të cilën përfshihet impianti i një stimuluesi nervor në gjoksin e tij.

Brenda një muaji ai kishte arritur t’ju përgjigjet instruksioneve të thjeshta si lakimi i kokës dhe përcjellja e objekteve me sy.

Ekspertët kanë deklaruar që këto rezultate janë të mahnitshme, megjithatë ka nevojë që ky trajtim të përsëritet.

Stimulimi i Nervave Vagal (VNS), mund të mos funksionoj njëjtë tek pacientët me dëmtime të tjera në tru.

lajme të ngjashme