Pacientët me turbekuloz nga Shqipëria trajtohen në Kosovë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pacientët me turbekuloz nga Shqipëria trajtohen në Kosovë

NULL NULL
01.05.2015 12:37

Pacienti përfiton falas analizat e turbekulozit, ilaçet, shtrimi në spital dhe kontrollet.

Kështu duhet të jetë. Por siç duket, realiteti në spitalet e Shqipërisë është krejt ndryshe.

Në spitalin e Sanatoriumit atje , prej të paktën tre vjetësh, nuk ofrohet as prova Mantoux (PPD) .

Mantoux është një analizë e thjeshtë që shërben për të verifikuar nëse jeni prekur nga mikrobi i përgjegjshëm për turbekulozin.

Këtë analizë njerëzit janë të detyruar ta bëjnë në spitalet private me një kosto jo të ulët. Kur mendohet që ky test, si në të gjithë botën duhet të bëhet falas. Megjithatë, përveç testit në spitalin e Sanatoriumit, aty ku duhet të trajtohen këta të sëmurë, nuk ka medikamente për të sëmurët me turbekuloz rezistent.Dhe këta të sëmurë nisen për trajtim në Kosovë.

Sipas statistikave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, rreth 1/3 e popullsisë së botës mendohet se është e infektuar me turbekuloz  ku një pjesë e tyre bëjnë sëmundje të tuberkulozit me patologji në mushkëri, në sistemin nervor qendror, prekje të kockave etj.

Turbekulozi më i shpeshtë është ai i mushkërive.