Paçarizi për debatin Kurti-Hoxhaj: Do të ishte i shëndetshëm pasi njerëzit do i shihnin përballë njëri-tjetrit NULL NULL 13.01.2021 23:59 13.01.2021 23:59 Analisti politik, Rrahman Paçarizi ka thënë që një debat mes dy kandidatëve për kryeministër të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit dhe Enver Hoxhajt nga PDK-ja, do të ishte sipas tij, i qëlluar. “Një debat i tillë do të ishte i shëndetshëm, sepse njerëzit do t’i kishin pa përballë njëri – tjetrit për herë të parë. Në Kosovë, ekziston një bindje që Albin Kurti është gati profet , kaq larg ka shkuar”. Paçarizi në Edicionin e Analizës në Klan Kosova, tha që megjithatë një debat i tillë, nuk mund të ndikojë te elektorati aktual i VV-së, pasi sipas tij, njerëzit e kanë ndarë mendjen në një masë të madhe. “Kisha pasë dëshirë me pa një debat Kurti – Hoti, sepse kanë garuar bashkë në zgjedhjet e kaluara, por me të njëjtat slogane ‘Ndryshimi’. Kjo puna e ndryshimit në Kosovë, do një analizë serioze, por për shkak të sistemit të arsimit në Kosovë ne s’kemi një elektorat që do i analizonte argumentet. E kemi një elektorat, që në një masë të madhe vendos paraprakisht se për kë të votojë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025