Paçarizi: Me iu dhënë njerëzve nga 50 euro në prag të zgjedhjeve, është korrupsion (VIDEO) NULL NULL 07.02.2025 22:55 07.02.2025 22:55 Shpërndarja e mjeteve monetare në prag të zgjedhjeve është korrupsion. Kështu thotë opinionisti Rrahman Paçarizi në Rubikon të Klan Kosovës. Ai tha se qeveria Kurti gjatë këtij mandati i ka bërë disa gjëra të turpshme, dhe ato janë sulmet ndaj gjyqësorit, sulmet ndaj mediave, prishja e raporteve me ndërkombëtarët dhe rishpërndarja. “Ndër katër shtyllat e turpshme të kësaj qeverie, janë sulmet ndaj gjyqësorit, sulme të papranueshme e të pajustifikueshme. Me iu thënë gjyqtarëve e prokurorëve, me datën 10 mos dilni në punë, a e dini çka do të thotë kjo? Kurtit nuk do t’i përgjigjet askush, sepse votuesi i Kosovës është më i emancipuari në rajon. E dyta është sulmi ndaj mediave, është sulm ndaj të së vërtetës. Çka po don, me fsheh e me i mashtru edhe militantët e vet? Albin Kurti, unë jam i bindur sikur para 1-2 vjetësh t’i shkarkonte të paktën Rozeta Hajdarin, Liburn Aliun ose Hysen Durmishin, Arbërie Nagavcin, do t’Çi fitonte 60% të votave. Por, ai ka dashur të thotë se është i pagabueshëm. Prandaj ka dashur t’i hesht mediat që të mos tregojnë se çka po bën ai. Këto media i kanë rrëzuar pushtetet e kaluara. E kemi pasur absurdin që njerëzit që e kanë zbuluar aferën ‘Pronto’, quheshin gazetarë të ‘Prontos’, në pezhorativ. Por është lavd i madh t’u thuash gazetarë të ‘Prontos’”. “E treta është mos mirëmbajtja dhe prishja në njëfarë mase e aleancave dhe partneritetit me perëndimin, me aleatët tradicionalë të Kosovës. Kosovarët e duan Amerikën, nuk tutet që po i braktis, por e duan. Nuk është e saktë ajo që e ka thënë Albini. Fatkeqësisht, mendoj se zoti Kurti e bëri një manovër të suksesshme elektorale duke u viktimizuar në raport me ShBA-në dhe Grenellin”. “E fundit është rishpërndarja, e cila është korrupsion. Është veprim elektoral. T’u japësh njerëzve nga 50-100 euro 1 muaj para zgjedhjeve, është korrupsion”, deklaroi Paçarizi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Kurti dikur Rugovën e quajti kolaboracionist, është dashur të kërkojë falje para se t'i shkonte te varri" 6 orë më parë
Kosova Sot nënshkruhet marrëveshja historike mes Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes (VIDEO) 7 orë më parë