Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Paçarizi: Kushtet e Kurtit do të ishin legjitime nëse javën tjetër Bislimi s’shkon në Bruksel

NULL NULL
27.06.2024 21:49

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka thënë se dy nga tri kushtet e djeshme të kryeministrit Albin Kurti, për t’iu kthyer tavolinës së bisedimeve në nivel të lartë, janë relevante.

Ai tha se kushti i Kurtit për tërheqjen e letrës së ish-kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, është relevant, pasi sipas tij, në letrën e Bërnabiqit shprehimisht thuhet se Serbia s’e pranon pavarësinë e as integritetin territorial të Kosovës, gjë që tha se është në kundërshtim me Marrëveshjen Bazike.

“Në letër thuhet shprehimisht se nuk pranohet as pavarësia dhe as integriteti territorial i Kosovës dhe se Serbia nuk pajtohet për ulëse të Kosovës në OKB. Është krejt legjitim reagimi i Kurtit dhe legjitim edhe kushti për ta vazhduar dialogun, pa e tërhequr një letër të tillë sepse i bie që s’ka më marrëveshje. Dhe pse duhet të ecë përpara Kosova me marrëveshje, nëse Serbia s’ka hequr dorë nga ato tri elemente”.

“Të kërkosh dorëzimin e Radoiçiqit dhe grupit të tij, është legjitime sepse ata njerëz kanë ardhur nga Serbia dhe realisht Serbia ka marrë pjesë në agresion. Në rast se nuk i dorëzon ata persona, po pranon që ka bërë agresion dhe kjo është në kundërshtim me marrëveshjen”, tha Paçarizi në Rubikon në Klan Kosova.

Më tej, ai tha se të gjitha kushtet e kryeministrit Albin Kurti, do të ishin legjitime në rast se javën e ardhshme në Bruksel nuk do të ketë takim të nivelit të kryenegociatorëve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.