“Pa pikë turpi, Termokos-i po na akuzon se po e vjedhim ngrohjen”, reagon qytetari live në Kiks NULL NULL 25.12.2024 21:52 25.12.2024 21:52 Qytetari Jahë Balaj, live në Kiks Kosova Jahë Balaj përfaqëson banorët e lagjes Lakrishtë në kryeqytet. Që nga tetori, ai dhe të gjithë banorët e tjerë kanë të njëjtin problem me faturat e shtrenjta për ngrohje nga Termokos-i, raporton Kiks Kosova. Sipas Balajt, në sipërfaqen prej 64 metër katrorë, për 15 ditë i erdhi fatura 35 euro. Madje, ai thotë se Termokos-i pa pikë turpi, po akuzon konsumatorët se po e “vjedhin” ngrohjen. E për këtë, Jahë Balaj ka dërguar një shkresë në drejtim të Termokos-it dhe Komunës së Prishtinës. I mllefosur nga kjo situatë, qytetari do t’i padisë institucionet në fjalë, nëse të njëjtat nuk reagojnë. /Klankosova.tv