Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Pa pikë turpi, Termokos-i po na akuzon se po e vjedhim ngrohjen”, reagon qytetari live në Kiks

NULL NULL
25.12.2024 21:52
Qytetari Jahë Balaj, live në Kiks Kosova

Jahë Balaj përfaqëson banorët e lagjes Lakrishtë në kryeqytet.

Që nga tetori, ai dhe të gjithë banorët e tjerë kanë të njëjtin problem me faturat e shtrenjta për ngrohje nga Termokos-i, raporton Kiks Kosova.

Sipas Balajt, në sipërfaqen prej 64 metër katrorë, për 15 ditë i erdhi fatura 35 euro.

Madje, ai thotë se Termokos-i pa pikë turpi, po akuzon konsumatorët se po e “vjedhin” ngrohjen.

E për këtë, Jahë Balaj ka dërguar një shkresë në drejtim të Termokos-it dhe Komunës së Prishtinës.

I mllefosur nga kjo situatë, qytetari do t’i padisë institucionet në fjalë, nëse të njëjtat nuk reagojnë. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.