Pa miratimin e LDK-së, Xhafer Tahiri lidh koalicion me Vetëvendosjen në Vushtrri NULL NULL 20.10.2025 12:19 20.10.2025 12:19 Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë Xhafer Tahiri, që humbi në zgjedhjet e 12 tetorit, ka lidhur koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje për rundin e dytë të zgjedhjeve. Tahiri e nënshkroi këtë marrëveshje pa miratimin e LDK-së. Për këtë subjekti i cili udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku, ka thirrur mbledhje urgjente. Në “ceremoninë” e koalicionit ishte edhe kreu i LVV-së, Albin Kurti. Xhafer Tahiri, mori vetëm 19.81% të votave në rundin e parë të zgjedhjeve lokale, në të cilin i pari doli kandidati i PDK-së, kryetari aktual i Komunës, Ferit Idrizi me 45.33%. Sylejman Meholli i LVV-së, të cilin Tahiri ka zgjedhur ta mbështesë në rundin e dytë, ka marrë 30.77% të votave.