Pa grim e filtër – Kyle Jenner shfaqet krejt natyrale (FOTO) NULL NULL 07.06.2021 10:11 07.06.2021 10:11 Kylie Jenner duket e freskët dhe pa filtër në disa pamje ndërsa demonstron linjën e saj të kujdesit për lëkurën. 23 vjeçarja postoi veten me fytyrë të freskët dhe pa filtër në një video në Instagram për të treguar disa nga produktet e saj të reja për kujdesin ndaj lëkurës. Multi-milionerja po demonstronte procesin e heqjes së make-up-it, duke përdorur një produkt nga koleksioni i saj Kylie Skin. Ylli pranoi se produkti i kishte bërë netët e saj ‘shumë më të lehta sepse ishte ‘kaq e shpejtë’. Ajo vazhdoi: ‘Unë me të vërtetë ndihem sikur heq gjithçka. Edhe kjo funksionon si pastrues, kështu që thjesht mund ta përdorni!Veçanërisht për netët dembele, pas një nate të gjatë ‘, raporton Metro, transmeton Klankosova.tv. Vendimi i Kylie për të shfaqur veten pa grim në Instagram është në kontrast të plotë me reputacionin e familjes Kardashian dhe Jenner për të kuruar me kujdes se si ato shfaqen në publik, me pretendimet e fotoshopit që shfaqen në mënyrë rutinore.