Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pa Fehmi Aganin

NULL NULL
06.05.2015 09:49
Fehmi Agani tash e 16 vjet i mungon frymës intelektuale shqiptare. Njëri ndër themeluesit e LDK-së u vra me 6 maj, të vitit 1999. Akti i vrasjes ende mbetet misterioz, përkundër jetës së tij.

Njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Fehmi Agani, është vrarë para 16 vjetëve, saktësisht me 6 maj të vitit 1999.

Sociologu që në historinë moderne shqiptare i ka krijuar vetës një vend special dhe shumë meritor, për shkakun e bollëkut dhe cilësisë së shkrimeve, por edhe për angazhimin tij të madh, u vra nga forcat serbe në Lipjan.

Akti i ekzekutimit të Aganit ende mbetet misterioz, përkundër se versione të shumta ekzistojnë.

Ajo që dihet është se Agani, së bashku me familjen e tij, tentoi të linte Kosovën me tren. Në kufirin me Maqedoninë, treni u kthye mbrapsht. Diku afër Fushë Kosovës, policia ndaloi trenin dhe urdhëroi zbritjen e pasagjerëve. Dëshmi të ndryshme të botuara në shtyp thonë se Agani u mor ose në një autobus së bashku me burra të tjerë shqiptarë, ose i vetëm me policët brenda një makine private. Kufoma e tij u gjend të nesërmen buzë një rruge gjithë baltë, pranë Lipjanit.

Si njohje e kontributit madhorë të profesor Aganit është vendosur një përmendore, në oborrin e Fakultetit Filologjisë, në Prishtinë.

Për shumë kë, Agani është ideator dhe projektues i argumentimit shkencor, të mundësisë për vetëvendosje të popullit shqiptar të Kosovës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.