Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

OVL e UÇK-së, reagon për Kumanovën

NULL NULL
16.05.2015 13:38
Në një komunikatë Organizatat e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë thënë se kanë përcjellë me shqetësim ngjarjet në Kumanovë, ku sipas tyre forcat barbare sllavomaqedone kanë sulmuar popullatën civile shqiptare të pambrojtur. Ata kanë thënë se luftëtarët e lirisë i dolën në mbrojtje, përkatësisht një numër i bashkëluftëtar të cilët edhe kanë rënë në luftime

“Me shqetësim të madh e kemi vërejtur plasimin e dezinformatave të ndryshme, të cilat janë pjesë e luftës speciale të pushtuesit, me qëllim të fshehjes së gjurmëve të krimit, dezinformime këto, që janë mundësuar për shkak të mospërgjigjes adekuate të qeverisë së Kosovës.” Thuhet në komunikatën e tyre.

OVL e UÇK-së ka disa kërkesa për Qeverinë e Kosovës, ato janë:

  1. Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme, të publikoj të gjitha informatat relevante me të cilat disponon,
  2. Qeveria e Kosovës, e në veçanti Ministria e Punëve të Jashtme, të bëjë trysni mbi qeverinë kriminale të Maqedonisë, për trajtimin e të zënëve rob në përputhje me konventat ndërkombëtare.
  3. Qeveria e Kosovës, e në veçanti Ministria e Punëve të Jashtme, të sqaroj publikisht arsyet për mbështetje të qeverisë kriminale të Maqedonisë
  4. Qeveria e Kosovës të inicoj mbledhje urgjente, dhe publike të Parlamentit të Kosovës rreth ngjarjeve të fundit në Maqedoni
  5. Të bëhet obduksioni i kufomave edhe në Kosovë sepse nuk dihet se a janë vrarë të gjithë në luftime apo dikë nga torturat e kanë mbytyr në burg.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.