OVL e UÇK-së presin në takim ambasadorin turk NULL NULL 27.08.2025 16:16 27.08.2025 16:16 Organita e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka takuar ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili. “Sot pritëm në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı, ku në vazhdën e avokimit tonë lidhur me shqetësimet për Gjykatën Speciale, ambasadori pranoi personalisht letrën tonë të adresuar për ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, z. Hakan Fidan”, thuhet në njoftimin e OVL UÇK-së. Sipas OVL-së, ky hap tregon angazhim direkt diplomatik të Turqisë për shqetësimet e kësaj organizate. “Ky hap përfaqëson një angazhim të drejtpërdrejtë dhe një kanal të rëndësishëm diplomatik për përcjelljen e shqetësimeve tona në instancat më të larta shtetërore të Turqisë”.