OVL e UÇK-së: Numri i veteranëve, i fryrë NULL NULL 02.06.2016 08:34 02.06.2016 08:34 Raporti i Komisionit Qeveritar për verifikimin e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së tregon se Kosova ka 46.230 veteranë luftëtarë. Zona operative që ka më së shumti veteranë është ajo e Dukagjinit me mbi 15 mijë. Qeveria e ka miratuar këtë raport, ndonëse është shprehur e befasuar me numrin e lartë të veteranëve. “Numri tejkalon të gjitha parashikimet, tejkalon edhe qëndrueshmërinë buxhetore, por është një çështje për të cilën ne do të bisedojmë më tutje”, ka thënë kryeministri Isa Mustafa. Edhe kryetari i Organiztës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Smajl Elezi, është i vetëdijshëm se numri i veteranëve është i fryrë, por ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se nuk do të lejojnë të ulen asnjë cent pensionet e kësaj kategorie. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025