O’Sullivan perfekt në Formula 3 NULL NULL nga Naim Selmani 23.07.2023 12:27 nga Naim Selmani 23.07.2023 12:27 Piloti britanik Zak O’Sullivan e ka kompletuar fundjavën fantastike në kampionatin e Formula 3 në Hungari. Ai të premten fitoi pozitën e parë startuese kurse të dielën me ekipin Prema Racing e kompletoi misionin duke triumfuar në shtegun Hungaroring përcjell klankosova.tv. Se O’Sullivan do të jetë fitues i garës për shpërblimin e madh të Hungarisë nuk pati asnjë dilemë pasi udhëhoqi nga fillimi e deri në fund. Për të kjo është fitorja e tretë këtë sezon në kampionatin e Formula 3. Me këtë fitore O’Sullivan është ngjitur në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme me 101 pikë, 43 më pak se lideri Gabriel Bortoleto. Sido që të jetë ekipi Prema Racing pati ditë fantastike pasi piloti i dyte Din Beganoviq e zuri vendin e dytë. Treshen e kompletoi Franco Colapinto me ekipin MP Motorsport.