Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

O’Sullivan fiton “pole position” në Hungari

NULL NULL
nga Naim Selmani 21.07.2023 19:37

Piloti britanik Zak O’Sullivan ka qenë më i shpejti ditën e premte në kualifikimet për pozitat startuese në Hungari në Formula 3.

Ai ishte i jashtëzakonshëm në minutat e fundit të kualifikimeve duke regjistruar kohën 1:31.091 që i siguroj atij “pole position” në shtegun Hungaroring, përcjell klankosova.tv.

Për O’Sullivan kjo është ‘pole’ i dytë në kategorinë Formula 3 teksa e para për të dhe ekipin Prema Racing në vitin 2023.

Dita doli të jetë fantastike për Prema Racig pasi piloti tjetër i tyre Dino Beganovic zuri vendin e dytë.

Treshen e kompletoi italian Leonardo Fornaroli me ekipin Trident.

lajme të ngjashme