Osmani uron presidentin e ri të Çekisë: Mezi pres të punojmë së bashku NULL NULL 28.01.2023 16:51 28.01.2023 16:51 Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e ri të sapozgjedhur të Çekisë, Petr Pavel. Osmani, me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se mezi pret të fillojë të punoj me homologun çek, njofton Klankosova.tv. “Urime@general_pavel për zgjedhjen tuaj si President i Republikës Çeke”. “Mezi pres të punojmë së bashku, duke u bazuar mbi marrëdhëniet tona të shkëlqyera bilaterale, dhe për ta rritur bashkëpunimin në nivele të larta” “Ju uroj suksese ndërsa merrni këtë rol të rëndësishëm”, ka shkruar Osmani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.