Osmani uron Milanoviqin për rizgjedhjen president i Kroacisë: Do të forcojmë partneritetin NULL NULL 12.01.2025 20:52 12.01.2025 20:52 Foto e publikuar nga presidentja Vjosa Osmani. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Zoran Milanoviqin për rizgjedhjen si president i Kroacisë. Përmes një postimi në X, presidentja Osmani tha se së bashkë do të forcojnë edhe më tej partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, përcjell Klankosova.tv. “Urime, i nderuari President Milanoviq, për rizgjedhjen tuaj si President i Republikës së Kroacisë. Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të fortë. Së bashku, ne do të forcojmë edhe më tej partneritetin e fuqishëm ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë”, ka shkruar ndër të tjera Osmani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.