Osmani uron 7 marsin: Mësueset e mësuesit janë dëshmuar në kohë të vështira, janë heronj të dijes - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani uron 7 marsin: Mësueset e mësuesit janë dëshmuar në kohë të vështira, janë heronj të dijes

NULL NULL
07.03.2023 10:32
Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar 7 marsin, Ditën e Mësuesit.

Osmani vlerëson se mësueset e mësuesit tanë janë dëshmuar në kohë shumë të vështira, ndaj ata janë heronj të dijes, njofton Klankosova.tv.

“136- vjet më parë, në Korçë nisi punën mësonjëtorja e parë shqipe, e cila trasoi rrugën e arsimit shqip gjithandej, duke luajtur rol qenësor në formimin e vetëdijes kombëtare që prej Rilindjes Kombëtare”.

“Mësuese e mësues tanë janë dëshmuar në kohë shumë të vështira, ndaj ata janë heronj të dijes. Ata nuk janë vetëm persona që japin dituri, por edhe mentorë, udhëzues dhe burim frymëzimi”.

“Në këtë ditë, të gjithë jemi mirënjohës për kontributin e çmuar të tyre në formësimin e të ardhmes sonë. Arsimi cilësor është bazamenti i një shteti dhe shoqërie të suksesshme. Mësuese e mësues të dashur, urime 7 Marsi!”, thuhet në urimin e Osmanit.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.