Osmani: Urime Fitër Bajramin me zemër të bardhë dhe me vepra të mbara NULL NULL 30.03.2025 07:57 30.03.2025 07:57 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Presidentja Vjosa Osmani ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Në urimin e saj, ajo u shpreh se kjo ditë feste shënon përmbylljen e një muaji sakrifice, devotshmërie dhe reflektimi. “Me rastin e Fitër Bajramit, ju shpreh urimet më të përzemërta, duke ju dëshiruar paqe, begati dhe harmoni në familjet dhe zemrat tuaja. Kjo ditë feste shënon përmbylljen e një muaji sakrifice, devotshmërie dhe reflektimi”. “Bajrami është festë e mirësisë dhe e solidaritetit, një moment për ta ndarë gëzimin me familjen, miqtë dhe ata që kanë më shumë nevojë për dashuri dhe mbështetje”. “Le të shërbejë kjo ditë si një rikujtim se durimi, përkushtimi dhe zemërgjerësia janë vlera që duhet të na udhëheqin gjithnjë. Urime Fitër Bajramin me zemër të bardhë dhe me vepra të mbara!”, ka pohuar Osmani. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 07/07/2025