Osmani: Urime dhe me fat Fitër Bajramin, lutjet dhe sakrifica juaj përgjatë muajit të Ramazanit u pranofshin NULL NULL 10.04.2024 07:56 10.04.2024 07:56 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e Fitër Bajramit, ka uruar besimtarët që e festojnë këtë ditë. Osmani mes tjerash theksoi se festa e Fitër Bajramit është përkushtim ndaj besimit, sakrificës dhe vetëmohimit, njofton Klankosova.tv. “Solidariteti ndërnjerëzor, i cili e shoqëron muajin e bekuar të Ramazanit është trashëgimi e jona e çmuar”, ka thënë Osmani. “Lutjet dhe sakrifica juaj përgjatë muajit të Ramazanit u pranofshin. Ju përcjelltë shëndeti, mbarësia dhe begatia në familjet tuaja!”. “Në këtë ditë feste, të gjithë duhet ta hapin zemrën, ta shtrijnë dorën e mirësisë dhe bujarisë për ata që kanë nevojë. Qoftë kjo ditë e mbushur me gëzim të pakufishëm, paqe, tolerancë dhe respekt të ndërsjellë! Urime dhe me fat Fitër Bajramin!”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 29/06/2025