Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax NULL NULL 22.11.2024 17:52 22.11.2024 17:52 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe do ta përfaqësojë Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax. Zyra e Presidentes ka njoftur se në këtë Forum, Osmani do ta ketë një adresim në panelin e nivelit të lartë me temë “Epoka e optimizmit – tani varet nga ne”. Në agjendën e presidentes Osmani gjatë vizitës në Halifax do të jenë edhe një sërë takimesh bilaterale me zyrtarë të lartë kanadez dhe përfaqësues të shteteve të tjera si dhe do ta ketë edhe një ligjëratë para studentëve dhe një takim me përfaqësues të mërgatës në Halifax. Ndryshe, Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax është ngjarje vjetore, e cila mbledh vendimmarrësit në kërkim të zgjidhjeve që kanë të bëjnë me sferën e sigurisë globale./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Murati pas vendimit të Kushtetueses: Votimi i fshehtë lejohet – s’ka nevojë të pritet 30 ditë 38 minuta më parë