Osmani thotë se Rusia po ndikon në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut NULL NULL 08.04.2024 17:14 08.04.2024 17:14 Foto: Arkiva Influenca e Rusisë në zgjedhje për kandidatin shqiptar të Frontit Evropian për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është e pranishme ne Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë dhënë për Radio Evropa e Lirë, Osmani shprehet se Federata Ruse ka një ndikim të fortë edhe në kandidatët për president, transmeton Klankosova.tv. “Mendoj se është një kandidate që drejtpërdrejtë e sheh largimin e vendit tonë nga NATO-ja. Partia e cila e propozoi atë për kandidate për presidente, gjithashtu, në platformën e saj e ka largimin nga NATO-ja. Federata Ruse ka gjetur elementë në vend me të cilët dëshiron të pengojë integrimin evropian të vendit”. Edhe pse nuk flet me emra konkret, shigjetimet e Osmanit shkojnë drejt VRMO-DPMNE-se dhe kandidates nga “E Majta”, Biljana Vankovska. Sipas tij, Moska në influencën e saj synon prishjen e marrëdhënieve ndëretnike dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut, duke sjellë ndikim dhe në Ballkanin Përendimor. Zgjedhjet presidenciale mbahen në 2 raunde; më 24 Prill dhe 8 Maj. Raundi i dytë mbahet njëherësh me zgjedhjet parlamentare. Sa i përket formimit të qeverisë së re pas zgjedhjeve, Osmani thotë se Bashkimi Demokratik për Integrim, pjesë e së cilës bën pjesë ,nuk do të pranojë krijimin e qeverisë së re, pa u realizuar më parë ndryshimet kushtetuese.