Osmani takon zëvendëspresidentin e PE-së, flasin për zhvillimet në vend NULL NULL 19.05.2023 10:59 19.05.2023 10:59 Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland. Zyra e Presidentes bën të ditur se në takim u bisedua për procesin integrues të Republikës së Kosovës në Bashkim Evropian, si dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, njofton Klankosova.tv. Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e Kosovës për, siç tha, “mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian për integrimin e Kosovës në BE”, ndërsa ka ritheksuar nevojën që kjo mbështetje të vazhdojë. Ndër të tjera, Osmani ka potencuar përkushtimin e palëkundur të popullit dhe institucioneve të Republikës për integrim në Bashkimin Evropian, e reflektuar edhe në bashkërendimin e plotë me politikat e jashtme dhe të sigurisë me ato të BE-së. Osmani ka folur mbi angazhimin e Kosovës për paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day