Osmani takon liderë botërorë në samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë (FOTO) NULL NULL 04.10.2024 17:50 04.10.2024 17:50 Osmani takon liderë botërorë në samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Francë, me rastin e Samitit të krerëve të shteteve të Frankofonisë. Atje, Osmani u takua me liderë botërorë, ku dhe ndau foto nga këto takime, përcjell Klankosova.tv. Në Francë, e para e vendit u prit nga homologu i saj francez, Emmanuel Macron, Zonja e Parë, Brigitte Macron dhe Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë Louise Mushikiwabo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.