Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani takohet me kryeministren daneze, flasin për qëllimet e përbashkëta në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Evrope

NULL NULL
11.07.2024 11:28

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen.

Osmani u takua me Frederiksen gjatë margjinave të Samitit të NATO-s që po mbahet në Washington të Shteteve të Bashkuara.

“Me Kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, diskutime në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C., për qëllimet tona të përbashkëta në mbrojtje të paqes e sigurisë në kontinentin tonë”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Osmani po merr pjesë në Samitin e NATO-s me ftesë të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.