Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani takohet me Kosnett, thotë se për dialogun duhet konsultuar edhe opozita

NULL NULL
07.04.2021 17:02

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Ambasadori Kosnett e uroi dhe njëherë presidenten Osmani për marrjen e detyrës, duke theksuar që ashtu siç Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të shkëlqyeshme me SHBA-të, e njëjta vlen dhe për SHBA-të dhe angazhimin e tyre karshi vendit tonë, njofton Klan Kosova.

Duke folur për prioritetet dhe çështjet të cilat do t’i shtyje përpara Osmani gjatë mandatit të saj, theksoi që në përputhje me kompetencat kushtetuese, politika e jashtme, siguria, e forcimi tutje i shtetësisë do të jenë pa mëdyshje në fokus të parë.

Osmani tutje theksoi që do të punojë në mënyrë aktive për përmirësimin e vazhdueshëm të imazhit të vendit.

Duke marrë parasysh situatën me pandeminë dhe nevojën për mobilizim ndër institucional për menaxhim të suksesshëm të saj, Presidentja Osmani pohoi që do të angazhohet për të ndihmuar në drejtim të sigurimit të vaksinave për qytetarët tanë.

Ndërlidhur me çështjen e pandemisë, të dyja palët theksuan nevojën për respektim të plotë të masave të prezantuara nga qeveria, si mënyra më e sigurt dhe e duhur për të shpëtuar jetë.

Në takim, Presidentja Osmani po ashtu e siguroi Ambasadorin Kosnett që do të angazhohet në plotni që të krijojë një platformë të mirëfilltë të dialogut me gjithë spektrin politik, duke cekur që në këtë drejtim theks të veçantë do t’i jap konsultimeve me opozitën si dhe përfshirjen e tyre aktive në çështje të interesit të veçantë për vendin.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.