Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani takohet me Hovenierin, rithekson rëndësinë e largimit të masave

NULL NULL
01.07.2024 20:54

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Siç ka njoftuar Zyra e Presidentes në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zhvillimet në dialogun me Serbinë.

Osmani ritheksoi rëndësinë e largimit të masave për të krijuar një situatë e barabartë në tryezën e dialogut.

E para e shtetit të Kosovës dhe diplomati amerikan, diskutuan edhe për koordinimin e agjendës ndërkombëtare të Presidentes Osmani.

“Në prag të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, Presidentja përcolli urimet më të mira për popullin amerikan, duke rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e vazhdueshëm të aleancës me Shtetet e Bashkuara”. thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.