Osmani takohet me Finerin: Roli i ShBA-së është vendimtar për të ruajtur paqen dhe sigurinë NULL NULL 22.09.2023 13:50 22.09.2023 13:50 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po i vazhdon takimet e saj gjatë qëndrimit në ShBA. Në llogarinë e saj në platformën X ajo sot njoftoi se është e lumtur që u takua me zëvendësin kryesor në NSA të SHBA-së, Jon Finer, me të cilin diskutoi mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe përpjekjet për të përforcuar më tej partneritetin Kosovë-ShBA. “Theksova se në këtë kohë sfiduese për kontinentin tonë, roli i ShBA-së është vendimtar për të ruajtur paqen dhe sigurinë”, shkroi Osmani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 29/06/2025