Osmani sot në vizitë zyrtare në Mal të Zi, do të shkojë edhe në Tuz e Ulqin NULL NULL 07.02.2023 08:28 07.02.2023 08:28 Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot do të takohet me homologun e saj malazez, Milo Gjukanoviq. Gjatë vizitës në Mal të Zi, e para e shtetit do të takohet edhe me kryeministrin Dritan Abazoviq, teksa në agjendën e presidencës bëhet e ditur se Osmani do ta vizitojë edhe Ulqinin e Tuzin. Në Ulqin, Osmani do të takohet me kryetarin e komunës, Omer Bajraktari, por edhe me përfaqësuesit e partive shqiptar në Mal të Zi, transmeton Klankosova.tv. Kurse, në Tuz, pas takimit me kryetarin e komunës, Nik Gjeloshaj, Osmani do të vizitojë edhe një nga bizneset e kësaj komune. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.