Osmani: Sherifja është një nga gratë tona stoike, të cilat nuk u dorëzuan në luftë NULL NULL 12.06.2022 15:34 12.06.2022 15:34 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar për Ditën e Çlirimit, Sherife Lutan, e cila u bë personifikim i vuajtjeve të refugjatëve kosovarë. Osmani ka thënë se Sherifja është personifikim i qëndresës së popullit dhe kujtesë e eksodit të dhunshëm të shkaktuar nga regjimi gjenocidal serb më 1999, njofton Klankosova.tv. “23 vjet më parë, Sherife Luta u bë personifikim i vuajtjeve të refugjatëve kosovarë. 23 vjet pas, sot ajo ishte e ftuara ime kryesore në manifestimin për ditën e çlirimit”, ka thënë Osmani. “Sherifja është personifikim i qëndresës së popullit dhe kujtesë e eksodit të dhunshëm të shkaktuar nga regjimi gjenocidal serb më 1999. Ajo është një nga gratë tona stoike, të cilat nuk u dorëzuan në luftë, siç nuk dorëzohen as sot në paqe”, shtoi ajo.