Osmani rithekson përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO NULL NULL 20.08.2024 12:54 20.08.2024 12:54 Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në takimin me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge, ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO. Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se Kosova është e gatshme që t’i kontribuojë unitetit transatlantik në mbrojtje të vlerave të përbashkëta të paqes, demokracisë e lirisë. “Sot, në takim me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge ritheksova mirënjohjen e Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, si dhe përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO. Kosova është e gatshme që t’i kontribuojë unitetit transatlantik në mbrojtje të vlerave të përbashkëta të paqes, demokracisë e lirisë”, shkroi presidentja, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Nga një veturë në njërën anë dhe një motoçikletë në anën tjetër”, si u shkrepën plumbat dje në Prishtinë? 15 minuta më parë
Kosova Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) 14 orë më parë