Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani: Refugjatët nuk janë numra, ata janë histori mbijetese, force dhe shprese

NULL NULL
20.06.2025 14:48
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Botërore të Refugjatëve, ka thënë se ishte edhe vet refugjate në kohën e Sllobodan Millosheviqit, kur u zhvillua lufta e fundit në Kosovë.

Në një shkrim në platformën X, Osmani ajo ka shtuar se nuk do të harrojë kurrë se çfarë është të jesh refugjat.

“Refugjatët nuk janë numra. Ata janë histori mbijetese, force dhe shprese. Isha refugjate gjithashtu, ashtu si shumica dërrmuese e popullit të Kosovës, të dëbuar nga shtëpitë tona përmes veprimeve gjenocidale të Millosheviqit”.

“Në Ditën Botërore të Refugjatëve, duhet t’i kujtojmë vetes se askush nuk dëshiron të jetë refugjat, por kushdo mund të bëhet i tillë. Ne kujtojmë se çfarë do të thotë të humbasësh shtëpinë, sigurinë, zërin tënd. Ne betohemi të mos harrojmë kurrë”, ka thënë Osmani. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.