Osmani përkujton Nekibe Kelmendin në 14-vjetorin e ndarjes nga jeta NULL NULL 19.06.2025 11:22 19.06.2025 11:22 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Nekibe Kelmendin në 14-vjetorin e ndarjes së saj nga jeta, duke e vlerësuar si një figurë të shquar të historisë së re të vendit. “Nekibe Kelmendi ishte avokate e palodhur për të drejtat e njeriut, aktiviste politike e guximshme dhe bashkëpunëtore e afërt e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Ajo ishte një zë i fuqishëm për drejtësi në kohët më të errëta për Kosovën”, shkruhet në njoftimin e presidencës në Facebook, transmeton Klankosova.tv. “Pavarësisht dhembjes personale nga humbja tragjike e bashkëshortit dhe dy djemve të saj, të vrarë nga regjimi gjenocidal serb, ajo qëndroi stoike dhe nuk hoqi dorë nga angazhimi për liri, dinjitet dhe drejtësi. Znj. Kelmendi dha një kontribut të jashtëzakonshëm në proceset e shtetndërtimit, përfshirë hartimin e Kushtetutës së parë të Republikës së Kosovës dhe shumë procese të tjera shtetformuese. “Kujtimi për të do të jetojë gjithmonë si frymëzim për të gjithë ata që besojnë në paqe, drejtësi dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë”, shkruhet tutje në njoftim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 19 orë më parë
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 21 orë më parë