Osmani përkrah protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoni të Veriut NULL NULL 06.04.2026 16:29 06.04.2026 16:29 Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkrahur protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoni të Veriut. Këto protesta janë thirrur me kërkesat për respektimin e gjuhës shqipe nga Shkupi zyrtar. “Në përkrahje të studentëve! Në përkrahje të gjuhës shqipe! Në përkrahje të motrave e vëllezërve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, sot e përherë!”, ka shkruar Osmani. Ndryshe, gjatë së hënës, me flamuj shqiptarë si dhe me pankarta që shkruanin “Ndal diskriminimit institucional”, studentët kanë protestuar në Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe. Pjesëmarrësit kanë mbajtur fjalime, ku ndër tjerash është thënë se “ligji për gjuhët është i qartë” derisa u kanë kërkuar institucioneve që ta respektojnë. /Klankosova.tv