Osmani për sulmin ndaj Trumpit: Çdo lloj dhune politike është absolutisht e papranueshme NULL NULL 14.07.2024 10:28 14.07.2024 10:28 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nga Samiti i Paqes për Ukrainën. Foto: Arkiv Presidentja Vjosa Osmani ka dënuar sulmin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump. “Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me ish-presidentin, Donald Trump, familjen e tij dhe të gjithë amerikanët e prekur nga të shtënat në mitingun e Pensilvanisë”. “Çdo lloj dhune politike kudo është absolutisht e papranueshme dhe ne e dënojmë ashpër atë”, ka shkruar Osmani në platformën X, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se sulmuesi dhe një person që ishte pjesëmarrës në tubimin e Pensilvanisë janë vrarë gjatë atentatit të së shtunës, njofton Klankosova.tv