Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës NULL NULL 20.06.2025 16:12 20.06.2025 16:12 Presidentja Vjosa Osmani Presidentja Vjosa Osmani gjatë ditës së premte bëri homazhe në Kompleksin Memorial në Vrellë të Istogut. Përmes një postimi në Facebook, e para e vendit tha se ky memorial është vend i kujtesës, por, siç thotë ajo, edhe themel i Kosovës dhe simbol i sakrificës që nuk harrohet kurrë, transmeton Klankosova.tv. “Në Ditën e Çlirimit të Istogut, u përkulëm me nderim para dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bijve e bijave më të denjë të kombit tonë, që u flijuan për lirinë që gëzojmë sot. Ky memorial në Vrellë të Istogut është vend kujtese, por edhe themel i shtetit tonë dhe simbol i sakrificës që nuk harrohet kurrë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve tanë!”, ka shkruar presidentja. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 7 minuta më parë