Osmani për Çmimin Evropian: Ka rëndësi të veçantë edhe më shumë pasi edhe presidenti Rugova e mori të njëjtin NULL NULL 18.04.2024 16:53 18.04.2024 16:53 Presidentja Vjosa Osmani në Vjenë; Foto: Platforma X, Vjosa Osmani; Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se është e nderuar që e ka marrë Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi. Në platformën X, ajo është shprehur se ky çmim ka një rëndësi të madhe pasi është presidentja e dytë e Kosovës pas presidentit historik, Ibrahim Rugova, që e pranoi të njëjtin vite më parë. “E nderuar që më është dhënë Çmimi Evropian nga shoqëria Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi. Kjo pasqyron jo vetëm përpjekjet e mia, por përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës ndaj vlerave të BE-së”. “Si presidente e dytë e Kosovës që e pranoj këtë çmim, pas Presidentit Rugova, ky çmim ka një rëndësi të veçantë”, ka thënë Osmani. /Klankosova.tv